Live

Rasti i vdekjes së 24-vjeçarit në Prizren, dërgohen në paraburgim të dyshuarit për shitblerje të armës

16:51 / 14 Maj 2025

Nga Kosova Live

Gjykata Themelore në Prizren, ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji dy të pandehurve S.J., dhe D.B., pas rastit ku një 24-vjeçar humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Sipas gjykatës, vendimi për caktimin e masës së paraburgimit është marrë për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

Shpërndaje në

U Kopjua