Live

Reagon kryetari i Skenderajt Fadil Nura pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

17:43 / 19 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Ka reaguar kryetari i Skenderajt Fadil Nura pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi ku ka qënë i kerkuar pasi qe ky i fundit ka vrarë pjesëtarin e policisë së Serbisë Nikolla Krsmanoviq dhe ka plagosur një tjetër, shkruan Kosovalive.net.

Postimi tij i plotë:

Të nderuar bashkëqytetarë,
Të dashur bashkatdhetarë,
Për shkak të ngjarjes së sotme të vrasjes në Serbi të bashkëqytetarit tonë, Faton Hajrizi, dhe në shenjë të respektit më të vogël ndaj familjes së tij të ngushtë, veçanarisht ndaj prindërve, mbrëmja e sontme muzikore në kuadër të muajit “Ditët e Mërgatës” anulohet plotësisht.
Pa gjykuar as edhe një fragment të jetës së tij, Fatoni ka qenë një qytetar i komunës sonë.
Aktivitetet e parapara për bashkatdhetarë do të vazhdojnë nga dita e nesërme.

Shpërndaje në

U Kopjua