Live

Rënia e komandantit: Shah e futboll në përkujtim të Shemit (VIDEO)

21:06 / 26 Prill 2025

Nga Kosova Live

Disa me lojëra shahu, e të tjerët u bënë pjesë e turnirit memorial të futsallit.

Krejt këta kontribuues lufte u mblodhën në kujtim të heroit kombëtar, Shemsi Ahmeti që u vra 26 vjet më parë.

Për njërin prej figurave më të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe protagonistin e Betejës legjendare të Melenicës, foli zëvendësi i tij, Sabri Haziri.

Ai tregoi se çfarë porosish i la këtij dhe bashkëluftëtarëve tjerë.

E ndërsa, njëri nga shokët e tij e përshkruan dhimbjen e vrasjes së komandantit dhe sakrificën  për të mos e lënë trupin e pajetë në dorë të agresorit serb.

Për komandant Shemin që ra heroikisht në betejën e Mejdanit më 26 prill të 1999-ës, nën organizimin e komunës së Mitrovicës u bënë homazhe edhe pranë lapidarit të tij dhe në varrezat e dëshmorëve në Shipol, ku u vendosën buqeta lulesh.

Shemsi Ahmeti, me urdhrin Heroi i Kosovës u dekorua në vitin 2012.

Shpërndaje në

U Kopjua