Live

Reprizë, reprizë, reprizë – mbahet seanca e 35-të (VIDEO)

10:43 / 21 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Me fillim nga ora 10:30, deputetët e zgjedhur për të 35-ën herë do të shkojnë në parlament për të tentuar që ta funksionalizojnë legjislaturën e nëntë.

Sikurse, të tjerat, edhe seanca e së enjtes përfundoi pa sukses, njofton Klankosova.tv.

Ligjvënësit e betuar as në këtë seancë nuk arritën pajtueshmëri për ta zhbllokuar Kuvendin, shkaku i çështjes së zgjedhjes së kryeparlamentarit.

“E turpshme ajo që po ndodh”, Gashi: Bota po kallet, ne shtyhemi për një pozitë 

Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi është deklaruar pak para nisjes së seancës së 35-të konstituive.

Ai tha se gjendja në të cilën është Kuvendi sot është e turpshme, dhe sipas tij, kësaj situate duhet t’i vijë fundi sa më shpejt, transmeton Klankosova.tv.

“Çfarë ka nënkuptuar me fjalën nomadë Kurti. Sepse në vetvete fjala nomadë nuk ka diçka të keqe. Ka plot popullsi që e kanë për nder dhe krenari që janë nomadë, e para, e dyta, është përgjegjësi e Kurtit dhe partisë së tij të konstituojnë Kuvendin. Fatkeqësisht është e turpshme ajo që po ndodh, bota o kallet flakë, e ne po shtyhemi mes vete kush çfarë pozite po merr. Duhet t’i vijë fundi sa më shpejt kësaj situate. Është e papranueshme gjendja në të cilën ka hyrë vendi”, u shpreh Gashi.


Guri komenton ‘nomadët’ e kryeministrit në detyrë: I vetmi në Kosovë që nuk ka shtëpi është Kurti

Deputeti i betuar i LDK-së, Paris Guri ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, teksa i etiketonte deputetët si “nomadë”.

Guri tha se i vetmi “nomad” në këtë me, është vetë Kurti, transmeton Klankosova.tv.

“Nomadë janë ata që nuk kanë shtëpi, e i vetmi në Republikën e Kosovës që nuk ka shtëpi është Albin Kurti, nomadë nuk është ish-opozita, është Albin Kurti i cili nuk ka një vend rezident ku jeton, i cili nuk e ka familjen në një vend”, u shpreh Guri.

Shpërndaje në

U Kopjua