Pasditen e sotme nga reshjet e dendura të shiut ka dalë nga shtrati lumi Markovë në fshatin Batincë të Shkupit.
Siç njofton “TV21” se për shkak të reshjeve intensive të shiut lumi ka dalur nga shtrati duke shkaktuar përmbytje dhe rrezikuar shtëpitë të cilët gjinden përreth.
Aktualisht, ka makineri në terren që po përpiqet të kthejnë lumin në shtratin e tij.
Ndryshe, Drejtoria e Meteorologjisë dje njoftoi se sidomos pjesët lindore të Maqedonisë do të jenë të prekura nga aktiviteti ciklonik i shoqëruar me reshje intensive.