Live

Robertson: Regjimi i Millosheviqit u përpoq të bënte spastrim etnik në Kosovë

14:34 / 11 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Në Prishtinë sot po mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor ku po marrin pjesë shumë personalitete të njohura në mesin e tyre edhe ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson.

Ai në fjalimin e tij, kujtoi momentet para 25 vjetësh kur Kosova po bënte luftën bashkë me aleatët e saj për t’u çliruar nga okupatori serb, nga regjimi i “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.

“Ishim të detyruar ndërmerrnim sërish veprime ndaj forcave paraushtarake të Sllobodan Millosheviqit, që u përpoqën të bënin spastrimin etnik të Kosovës. Kur unë isha ministër i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, bëra të qartë se forcat e Millosheviqit duhet të largoheshin dhe refugjatët të ktheheshin. Dhe së bashku me NATO-n ia arritëm këtë pas 78 ditësh të bombardimeve”, tha ai.

Po ashtu Robertson përmendi edhe konfliktet e tjera në ish-jugosllavi, specifikisht Bosnjë dhe Hercegovinë.

Shpërndaje në

U Kopjua