Live

Ronaldo: Zidane më bëri të ndjehesha i vecantë

11:07 / 13 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Cristiano Ronaldo ka vetëm fjalë të mira për ish trajnerin  e tij te Real Madridi, Zinedin Zidane.

Ronaldo dhe Zidane kishin një lidhje të vecantë. Këtë e dëshmoi edhe vet lojatari në një intërvistë dhënë së fundmi.

“Vetëbesimi që i nevojitet një lojtari nuk duhet të vijë vetëm nga vetja, por gjithashtu nga lojtarët rreth tij dhe trajnerit”, ka thënë Ronaldo në një intervistë të dhënë për DAZN.

“Ti duhet të ndihesh se je pjesë e rëndësishme e grupit dhe Zidane më bënte të ndihem i veçantë. Ai më ndihmoi shumë. Unë veçse kisha shumë respekt për të, por atë e adhurova edhe më shumë pasi punova me të”.


“Kjo është për shkak të personalitetit që ai e ka, mënyrës se si flet, si e drejton skuadrën dhe si më trajtonte mua. Ai më thoshte mua: “Cris, qetësohu dhe vetëm luaj si zakonisht – ti je ai që do ta bëjë dallimin”.

“Ai ishte gjithmonë i sinqertë me mua dhe kjo është arsye pse unë kanë dashuri të vërtetë për të” u shpreh Ronaldo.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...