Tre persona përfunduan në Policinë në Gjakopvë të enjten pasdite pasi u përfshinë në një konflikt fizik në rrugën “Ferid Domi”. Njëri prej tyre përfundoi në ndalim, policor, e dy të tjerët u liruan.
Klankosova.tv mëson se personat që u prangosën janë Lulëzim Krasniqi, 33-vjeçar, A.Juniku, 50-vjeçar dhe Shkelqim Kuqi, 44-vjeçar.
Krasniqi është i dyshuari që u ndalua për 48 orë dhe dyshohet edhe për armë ilegale.
Atij iu gjet një revole me 12 fishekë, që u konfiskua si provë materiale.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar për t’u hetuar për tri vepra penale, armëmbajtje pa elje, kanosje dhe sulm.
Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.