Një përleshje fizike ku janë përfshirë disa të rinj shqiptarë dhe serbë ka ndodhur sot në Mitrovicën e Veriut, për motive akoma të panjohura.
Për pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime, ndërsa katër të dyshuar janë arrestuar.
Rastin e ka konfirmuar edhe shefi i Operativës në Policinë e Rajonit në Veri, Petrit Fejza.
“Një grup prej katër të rinjsh serbë i kanë sulmuar disa të rinj shqiptarë. Dy prej të rinjve shqiptarë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Fillimisht janë marrë katër si të dyshuar, por tre prej tyre janë liruar pas verifikimit të kamerave”, tha ai.