Live

Rriten pensionet në Maqedoninë e Veriut, 2500 denarë më shumë prej nesër

11:31 / 31 Mars 2025

Nga Kosova Live

Nga nesër, të gjithë pensionistët në Maqedoninë e Veriut do të fillojnë të marrin pensione më të larta, me një rritje prej 2500 denarësh.

Ky është hapi i dytë pas rritjes së mëparshme prej 2500 denarësh në tetor të vitit të kaluar, duke çuar rritjen totale lineare në 5000 denarë.

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se kjo rritje është pjesë e angazhimeve të qeverisë për përmirësimin e kushteve të jetesës për pensionistët.

Mickoski theksoi gjithashtu se, megjithëse Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë kërkuar rritje të moshës së pensionimit dhe rritje të TVSH-së, qeveria ka kundërshtuar këto kërkesa.

Sipas tij, punësimi deri në moshën 67 vjeçare do të lejohet vetëm për ata që dëshirojnë.

Shpërndaje në

U Kopjua