Live

Rritët regjistrimi i bizneseve ne Kosovë

18:55 / 03 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Në tremujorin e dytë të këtij viti u regjistruan mbi 2 mijë e 600 biznese, pjesa më e madhe tregti dhe riparime.

Numri i bizneseve më i lartë është i atyre që punësoj 1 deri në 4 persona me shtrirje më të madhe në Komunën e Prishtinës.Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për tre muajt prill-qershor tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit 2019 gjithsej janë regjistruar 2 mijë e 655 ndërmarrje.

Numri i ndërmarrjeve të regjistruara u rrit për 10 për qind në krahasim me tre muaj më parë.“Rritje për 10.4 % e ndërmarrjeve të regjistruara vërehet krahasuar me tremujorin paraprak (TM1 2019), po ashtu rritje për rreth 1% të ndërmarrjeve të regjistruara kemi nëse e krahasojmë me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2018)“, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Sipas ASK-së, aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 590 apo 22.22 për qind, prodhim me 479 apo 18.04 për qind akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 359 apo 13.52 për qind, ndërtimtari me 247 apo 9.30 për qind, aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 236 apo 8.89 për qind etj.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se për nga numri i punësuar pjesa dërmuese e ndërmarrjeve të regjistruar janë pre 1 deri në 4 persona.

Shpërndaje në

U Kopjua