Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka zhvilluar sot një bisedë me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, lidhur me samitin e liderëve evropianë të mbajtur të dielën në Londër.
Një zëdhënës ka deklaruar se Rubio falënderoi Lammy-n “për rolin e Mbretërisë së Bashkuar në inkurajimin e Evropës për të siguruar mbrojtjen e saj dhe për të shtyrë përpara paqen në Ukrainë”.
Rubio gjithashtu “konfirmoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të negociojnë për t’i dhënë fund konfliktit Ukrainë-Rusi dhe do të vazhdojnë të punojnë me Mbretërinë e Bashkuar drejt paqes në Ukrainë”, sipas deklaratës.