Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka folur pasi Ukraina ka pranuar për armëpushim 30 ditor.
Rubio në një konferencë për media u shpreh se ‘shpresoj që Rusia t’i thotë ‘Po’ armëpushimit’.
Rubio thotë se “Ukraina është gati të ndalojë të shtënat dhe të fillojë të flasë”.
”Ai përsëriti se shpreson se Rusia do t’i thotë po armëpushimit, por nëse ata thonë jo “atëherë për fat të keq do ta dimë se cili është pengesa për paqen këtu”, raporton BBC.
I pyetur sërish për afatin, Rubio thotë se shpresojnë ta bëjnë atë “sa më shpejt të jetë e mundur”.