Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kremlinit, Maria Zakharova po e quan vizitën e Volodymyr Zelensky në Uashington të premten një “dështim të plotë diplomatik të Kievit”.
Zakharova shtoi se Zelensky është kërcënim i rrezikshëm për komunitetin botëror dhe e cilësoi atë si nxitës i papërgjegjshëm i luftës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
“Me sjelljen e tij jashtëzakonisht të vrazhdë gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Zelensky konfirmoi se ai është kërcënimi më i rrezikshëm për komunitetin botëror si një nxitës i papërgjegjshëm i një lufte të madhe”, pohon Zakharova.
Ndryshe, Vladimir Putin ende nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar mbi takimin e Zyrës Ovale.