Live

Sali Berisha Prezanton logon e fushatës së PD’së

16:48 / 28 Mars 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi sot nga selia blu logon e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke e cilësuar si simbol të fitores dhe të vizionit të ri për Shqipërin.

“Ky është një moment historik për demokratët dhe për të gjithë ata që besojnë te ndryshimi. Numri 1 nuk është thjesht një shenjë në fletën e votimit, por një simbol i lidershipit, i përgjegjësisë dhe i angazhimit për një të ardhme më të mirë”, deklaroi Berisha.

Duke folur për vizionin e tij, ai theksoi se “Shqipëria Madhështore” nuk është thjesht një slogan elektoral, por një projekt për të çuar vendin përpara, me hapa të sigurt drejt Bashkimit Europian. “Zhvillimi ekonomik, fuqizimi i prodhimit vendas dhe shndërrimi i Shqipërisë në një qendër energjetike janë prioritete që do ta kthejnë vendin në një aktor të rëndësishëm në rajon”, u shpreh ai.

Berisha gjithashtu nënvizoi rëndësinë e investimeve dhe mbështetjes për sipërmarrjet vendase për të krijuar vende të reja pune dhe për të garantuar një ekonomi të qëndrueshme. “Made in Albania’ duhet të bëhet garancia jonë për një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua