Live

Sanksionet e BE karshi Serbisë, Hasani: Veprimet e fundit “bombë” për Ballkanin Perëndimor (VIDEO)

07:59 / 11 Maj 2025

Nga Kosova Live

Adelina Hasani nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ishte e ftuar në “Info Magazinë” në Klan Kosova, e cila komentoi vizitën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Moskë.

Hasani tha se nëse nuk vjen një veprim i qartë nga BE, sidomos për veprimet e fundit mundet me qenë “bombë” për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa për sanksionetr e BE-së karshi Serbisë ajo tha se BE duhet të reagojë me mesazhe të sakta dhe veprime.

“Përderisa ka një përçarje të perëndimit në përgjithësi, sidomos me administreten Trump që ka dashtë me ndryshu qasjen për me arrit marrëveshje me Rusinë, që duket që nuk është e suksesshme, sepse po vazhdon sulmet ndaj Ukrainës. Nëse i shikojmë kështu edhe diskutimet që vijnë nga Evropa, ende janë duke pritë që administrata Trump ndoshsta ka me bë një kthesë që me u mundu me rujtë unitetin e brendshëm të perëndimit”, tha Hasani

“Evropa është duke u gjendur në një moment që duket me kriju këtë unitetin dhe është e rëndësishme me pas jo vetëm mesazhe të sakta por edhe veprime për Serbinë. Sepse mungesa e veprimeve ka me shty me i testu kufijtë deri ku mundet me shku dhe këtu mundet me marrë Rusinë brenda vetës”, vijoi tutje ajo.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

Shpërndaje në

U Kopjua