Kuvendi i Kosovës është mbledhur edhe sot në përpjekje për konstituimin.
Në këtë seancë, që është e 13-ta me radhë mbetet të shihet se a do të arrihet konsensus për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Për ta kuptuar se “tym të bardhë apo të zi”, do të nxjerrë Kuvendi, ndiqni të gjitha zhvillimet direkt në Klankosova.tv
Tentativa e sotme konstituive vjen një ditë pasiqë Vatikani u bë me udhëheqës të ri, Papa Leon.
Jehona Lushaku-Sadriu: VV ka dështuar të formojë shumicën, propozimi i LDK-së është i qartë
Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, është deklaruar para mediave pak para fillimit të seancës, duke theksuar qëndrimin e partisë së saj për tejkalimin e situatës aktuale politike në vend, raporton Klankosova.tv.
“Qëndrimi ynë është i njëjtë sa i përket mënyrës se si duhet të dilet nga ky ngërç politik. Partia në pushtet ka dalë e para në zgjedhje, por nuk po arrin të formojë shumicën parlamentare. Gjatë katër viteve të qeverisjes, ajo ka dhënë një shembull të keq të bashkëpunimit politik. Diskursi i saj ka qenë jo i duhur për një subjekt serioz politik, dhe tash është koha të mësojë nga gabimet,” tha Lushaku-Sadriu.
Ajo theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës është e hapur për dialog dhe e gatshme t’i përgjigjet çdo ftese që synon zhbllokimin e situatës aktuale.

“Propozimi i LDK-së është i qartë dhe i qëndrueshëm,” përfundoi ajo.
Murati i VV-së: Seanca vazhdon ku ka mbetur, me votimin e komisionit për votim të fshehtë
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pak para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvemndit të Kosovës u deklarua para gazetarëve.
Ai tha se seanca do të vazhdojë aty ku ka mbetur, me votimin e komisionit për votim të fshehtë për kryeparlamentar.
“Shpresoj dhe uroj si zakonisht që opozita të ketë reflektuar që të zhbllokohet procesi dhe të ecim përpara në zhbllokimin e institucioneve. Ne kemi bërë çmos që ky proces që nga fillimi i seancës konstituive të ofrojë mundësi dhe ide për zgjidhje që të dalim nga ky ngërç, por e kemi parë që reflektimi ka munguar.
Tani ka një bllokadë dhe barrikadim te opozita dhe insiston që të ndryshohet kandidati. Pra, që të mos respektohet e drejta kushtetuese e VV-së, në këtë rast si pari fituese e zgjedhjeve. Seanca do të vazhdoj aty ku ka mbetur, aty ku kemi mbetur është mungesa e kuorumit për vendimmarrje për të votuar Komisionin për votim të fshehtë. Është e pamundur që të dilet apo të ndryshohet nga kjo rrjedhë, sepse jemi në një situatë, ku herën e fundit sikur se dy apo tri herët më parë ka mungesë të kuorumit që po duhet të ndërpritet seanca, për shkak të kourumit”, tha Murati.