Kandidatja për kryetare Kuvendi, Albulena Haxhiu ishte ndër të parat që mbërrit në këtë institucion për vazhdimin e seancës për konstituimin e tij.
Gazetarja Gremisa Latifi thotë se shumica e deputetëve tashmë kanë mbërritur, transmeton Klankosova.tv.
“Shumica e deputetëve kanë arritur në Kuvend, dhe mund të themi që e ndër të parat që mësyu godinës së Kuvendit, ishte kandidatja për kryetare Kuvendi, Albulena Haxhiu”, tha Latifi.
Ndër të tjera, gazetarja shtoi se Haxhiu iu përgjigj vetëm një pyetje, e që pati thënë se Seanca do të vazhdojë aty ku mbeti.