Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka reaguar pasi shumë liderë të mëdhenj botërorë e kanë uruar Edi Ramën pasi fitoi një mandat tjetër.
Selimi në një shkrim në rrjetin social “X”, ka thënë se është interesante të shohësh se si asnjë lider Kosovar nuk e ka bërë ende një gjë të të tillë, përcjell Periskopi.
Megjithatë, sipas tij, nuk është befasuese duke parë “mungesën e lidershipit që po dëshmohet në Kosovë”.
“Fitore historike”…është interesante të shohësh të gjithë liderët e mëdhenj botëror duke uruar Edi Ramën, por asnjë lider kosovar s’e ka bërë këtë. Nuk është befasuese, duke parë mungesën e lidershipit që po e shohim në Kosovë, por megjithatë interesante” – ka shkruar ai, duke shpërndarë urimin e kryeministrit britanik, Keir Starmer.