Live

Shala shpërthen ndaj Pecit: E citon Kuranin kur i konvenon (VIDEO)

15:51 / 15 Maj 2025

Nga Kosova Live

Në media është raportuar se një tender i është dhënë një shtetasi të Serbisë.

E ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, reagoi duke thënë se pse duhet të bëhet zhurmë për boshnjakë/myslimanë nga Novi Pazari.

Deklarata të tilla, për analistin Azdren Shala janë instrumente që qeveria në detyrë po i përdorë për ta mbuluar krimin ekonomik që po raportohet në media.

“Pecit kur i duhet e citon Kuranin ose luan me sentiment fetar. Punë e madhe që përfituesi është mysliman nëse aty ka shkelje të kontratës dhe është ashtu siç raportohet në media”

“Imagjinoni tash në çfarë niveli ka rënë ky pushtet, kur mundohen edhe përmes historisë dhe përmes religjionit t’i arsyetojnë veprimet e veta kriminale në ekonomi”, deklaroi Shala në emisionin Kosova Today në Klan Kosova.

Më tej ai shtoi se vetëm te vetëvendosja e ka parë që të futet përkatësia religjioze mbi ato kombëtare, kur i leverdisë.

“Nuk është Peci i pari, para tij këtë gjë e ka bërë edhe kryeministri i tij Albin Kurti, i cili sa herë i duhen votat e myslimanëve, e përmbysë hierarkinë e identiteteve dhe në rast të festës p.sh. del dhe uron nuk thotë ‘Urime festa e Bajramit për shqiptarët myslimanë’, por e përmbysë hierarkinë duke thënë ‘Urime festa e Bajramit për myslimanët shqiptarë’. Në jemi shqiptarë-myslimanë, e jo myslimanë shqiptarë. Këta mundohen edhe me këso instrumente nacionaliste e fetare ta mbulojnë krimin ekonomik që po raportohet në media”, tha analisti Shala.

Shpërndaje në

U Kopjua