Live

Shefi i zyrës së BE-së: Normalizimi i marrëdhënieve, vendimtar për të ardhmen evropiane

13:10 / 27 Mars 2025

Nga Kosova Live

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se Bashkimi Evropian është synimi i Serbisë dhe Kosovës. Për ta arritur këtë, sipas tij, dialogu është një kusht, ose më mirë një parakusht.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, në një intervistë ekskluzive ka theksuar rëndësinë e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se ky proces është i një rëndësie vendimtare për të ardhmen.

“Nuk mund ta imagjinoj se si Serbia apo Kosova mund të anëtarësohen në Bashkimin Evropian pa normalizimin e marrëdhënieve”, ka theksuar Orav.

Ai ka theksuar se ky është një hap kyç drejt stabilitetit dhe integrimit në strukturat evropiane.

“Ndihma financiare ose paratë tona janë vetëm një mjet për të ndihmuar në zbatimin e reformave dhe për të ndihmuar të dyja palët të përgatiten për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka theksuar ai.

Duke folur për formimin e qeverisë së re, Orav theksoi se procesi i formimit të qeverisë shpesh herë pas zgjedhjeve zgjat shumë.

“Kam dëgjuar ankesa se ky proces në Kosovë po zgjat shumë, por më e rëndësishmja është që vullneti i të gjithë votuesve të merret parasysh në mënyrë të duhur”, tha Orav.

Sipas tij, është jashtëzakonisht e rëndësishme që rezultatet e zgjedhjeve të reflektojnë dëshirat e qytetarëve, pavarësisht nga kohëzgjatja e negociatave.

Shpërndaje në

U Kopjua