Live

Shënimi i Epopesë së UÇK-së, themelohet Këshilli Shtetëror

11:27 / 25 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Qeveria e Kosovës ka themeluar Këshillin Shtetëror për Shënimin  për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Këshilli do të drejtohet nga Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes. Bashkëkryesues i këtij Këshilli do të jetë kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura.

Anëtarë të tjerë të Këshillit janë caktuar Hajrullah Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar; Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal; Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës; Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe përfaqësues nga Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së.

“Me këtë vendim, Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ftohen ta dërgojnë nga një përfaqësues.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Shpërndaje në

U Kopjua