Live

Sherr mes djemve të xhaxhallarëve në Fier, pas përleshjes përfunduan në spital

07:58 / 26 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një konflikt i çastit mes dy djemve të xhaxhallarëve ka përfunduar me lëndime në Cakran të Fierit.

Sipas Top Channel, të rinjtë ishin përfshirë në përleshje fizike dhe kishin goditur njëri-tjetrin me sende të forta, transmeton Klankosova.tv.

Që të dy janë transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit të Fierit. Sipas raportimeve, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Shpërndaje në

U Kopjua