Live

Sherr mes prindërve për përplasjen e fëmijëve në një kënd lojërash në Prishtinë

10:19 / 09 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një sherr mes prindërve për përplasjen e fëmijëve ka ndodhur në një kënd lojërash në Prishtinë.

Në raportin e policisë thuhet se një fëmijë, nga pakujdesia ka goditur një tjetër, ndërkohë që prindi i tij, e ka shtyrë me dorë prindin e fëmijës tjetër dhe është largua nga vendi i ngjarjes.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me fëmijët e tij te këndi i lojërave, një fëmijë tjetër gjatë vrapimit dyshohet nga pakujdesia ka goditur  fëmijën e tij, ndërkohë prindi i atij fëmiu  e ka shtyrë me dorë ankuesin dhe është largua nga vendi i ngjarjes”, thuhet tutje në raport.

Shpërndaje në

U Kopjua