Mjekimin po e kryejnë në kushte ndryshe nga ato të zakonshmet.
Këto spitale të improvizuara në formë tendash do të jenë të përkohshme për të lënduarit nga tërmeti i 28 marsit në Mianmar me magnitudë 7.7 ballë e që la të vdekur mbi 3000 njerëz.
Por, për ti dal në ndihmë atyre që u lënduan nga kjo lëkundje tokësore, në Naypyitaë u bashkuan dhjetëra punonjës shëndetësor si dhe mjekë ushtarë.
Përveç ndihmave mjekësore për të prekurit nga lëkundjet shkatërruese u dërguan rreth 80 tonë ndihma humanitare nga UNICEF.
E sipas një raporto të lëshuar nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tërmeti dhe pasgoditjet kanë prekur më shumë se 17 milionë njerëz në 57 nga 330 vendbanimet, prej të cilëve 9 milionë janë në gjendje më të rëndë.
Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, ndihma humanitare është ende larg të qenit e mjaftueshme. Autoritetet vendase dhe organizatat ndërkombëtare po bëjnë thirrje për më shumë mbështetje nga komuniteti global për të përballuar krizën dhe për të rindërtuar jetët e miliona njerëzve.