Dy liderët opizitarë, Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që prej tre ditësh nuk ka bërë asnjë postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.
Postimi i tij i fundit është kur ai iu përgjigj pozitivisht ftesës së presidentës Osmani se do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga ajo për të diskutuar për situatën në veri, përkatësisht për shtyerjen e zgjedhjeve në komunat veriore.
PDK në zgjedhjet e fundit nuk siguroi më shumë se 19 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa, Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), po ashtu ka bërë publicitet në Facebook, duke mos bërë asnjë postim kundrejt zhvillimeve të fundit ashtu sikundër që në fazë me gjasë të publicitetit opozitar ndodhet edhe z. Krasniqi nga PDK. Postimi i fundit i kryetarit të LDK-së, ishte njoftimi për takimin që e kishte mbajtur me ambasadorin amerikan Hovenier.
LDK në Kuvendin e Kosovës nuk siguroi më shumë se 15 ulëse ndërsa me kalimin e deputetës së LVV-së (Lista Guxo), Doarsa Kica Xhelili, LDK ka tashmë 16 deputet.