Live

Shkon në 184 numri i të vdekurve nga shembja e çatisë në një klub nate në Santo Domingo

10:43 / 10 Prill 2025

Nga Kosova Live

Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një klubi nate në Republikën Domenikane, ka shkuar në 184.

Sipas raportimeve, të paktën 300 persona ndodheshin brenda klubit “Jet Set” çatia e të cilit u shemb mëngjesin e së martës, në kryeqytetin Santo Domingo.

Në mesin e viktimave janë edhe dy ish-lojtarë të bejsbollit të Ligës së Madhe.

Numri i saktë i të plagosurve nuk është dhënë ende nga zyrtarët.

Shpërndaje në

U Kopjua