Live

Shqetësuese: Ndalet rryma gjatë numërimit të votave në Shtime

20:22 / 13 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Telashet me rrymë kanë penguar procesin e numërimit të votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Shtime.

Në sallën e sporteve në shkollën “Emin Duraku” nuk ka rrymë që nga ora 16:30. KOHA ka mësuar se komisionerët kanë vendosur të ndërpresin për sonte numërimin.

Procesi i numërimit të votave për kandidatët dhe verifikimi i votave të partive në këtë komunë ka nisur të enjten pasdite, sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Procesi i numërimit të votave po zhvillohet në shumicën e komunave, raportin koha.

Në Shtime, pas numërimit të të gjitha votave për partitë, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 46.54 për qind të votave. Partia Demokratike ka dalë e dyta me 32.47 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e treta me 13.99 për qind. Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Nisma Socialedemokrate me 2.74 për qind.

Që prej përfundimit të procesit të votimit të dielën e 9 shkurtit, procesi i numërimit është përballur me telashe të shumta. Fillimisht nuk ka funksionuar faqja e KQZ-së, ndërsa numërimi i votave për kandidatë në disa qendra ka nxitur edhe tensione mes komisionerëve.

Shpërndaje në

U Kopjua