Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, sot në Bruksel e ka zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa.
Para nisjes së takimit, para mediave folën Rama dhe Costa.
Ky i fundit, deklaroi se sot Shqipëria do t’i çelë disa kapituj të rinj me BE-në, për çka u shpreh tejet i lumtur me këtë hap.
“Sot po çelim një grup kapitull tjetër dhe ambicia jonë që të çelim edhe grup kapituj të tjerë që të negociojmë gjatë këtij viti sepse kemi një kalendar shumë konkret dhe duam që ta realizojmë. Kjo është shumë e rëndësishme për Bashkimin e Evropian dhe Shqipërinë”, tha Costa para mediave, njofton Klankosova.tv.
Ai theksoi se stabiliteti dhe paqja e Ballkanit Perëndimor, garantohet përmes anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Sot në Luksemburg do të mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE/ Klankosova.tv