Live

Shtëpia e Bardhë deklarohet për takimin Zelenksy-Trump: Ishte shumë produktiv

11:40 / 26 Prill 2025

Nga Kosova Live

Pak para nisjes së ceremonisë mortore të Papa Françeskut, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump, patën një takim të shpejtë.

Lidhur me këtë, Shtëpia e Bardhë thotë se të dy udhëheqësit u takuan privatisht dhe patën një “diskutim shumë produktiv”, duke shtuar se më shumë detaje do të jepen më vonë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Takimi u zhvillua brenda Bazilikës së “Shën Pjetrit” pasi ata i bënë nderime Papës.

Kjo është hera e parë që ata janë takuar që nga takim në Zyrën Ovale në fund të shkurtit, kur Zelensky u akuzua se nuk tha faleminderit SHBA-së për ndihmat e dhuruara në Ukrainë.

Shpërndaje në

U Kopjua