Një përleshje mes dy shtetasve të huaj në Prizren ka përfunduar me plagosje.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 14:00, ku një mashkull ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është goditur me thikë nga një tjetër person, transmeton Klankosova.tv.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
“Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.