Një grua ka njoftuar policinë se i është vjedhur portofoli në të cilën kishte para të gatshme.
Sipas raportit të policisë një shtetase bullgare është arrestuar dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 31.08.2024 – 12:05. Ankuesja femër kosovare me datën e lartcekur ka raportuar se i është vjedhur portofoli në të cilën kishte para të gatshme. Lidhur me rastin me datën 05.09.2024 është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Bullgarisë dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.