Një shtetase e huaj ka raportuar se mbrëmë rreth orës 20:30 në sheshin Zahir Pajaziti, një person nënkërcënimin e thikës ia ka grabitur paratë, shkruan Kosovalive.net.
Rasti po hetohet nga policia.
Njoftimi:
GRABITJE- Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë / 04.01.2025 – 20:30. Ankuesja femër shtetase e huaj ka informuar se një person i pa njohur nën kërcënim të thikës i ka grabitur paratë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.”