Live

Shtime: Qytetari dorëzon në polici portofolin me 160 euro dhe dokumente personale

16:40 / 09 Maj 2025

Nga Kosova Live

25-vjeçari G.Z., gjatë ditës së sotme në Shtime ka dorëzuar në polici një portofol.

Policia bën të ditur që në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë, u konstatua se në portofol ndodheshin 160 euro dhe dokumente personale, transmeton Klankosova.tv.

Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i B.F., nga Shtimja. Policia kontaktoi pronarin, i cili erdhi në stacion për ta marrë portofolin, derisa dokumentet dhe paratë iu kthyen me procesverbal.

Shpërndaje në

U Kopjua