Live

Shtime: U rrahën ndërmjet vete, katër persona përfundojnë në spital

08:37 / 21 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Katër burra kanë pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se janë përfshirë në rrahje.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Skender Salihu” në Shtime, dhe sipas policisë, tre nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal, ndërsa njëri për shkak të lëndime më të rënda është dërguar në QKUK, transmeton Klankosova.tv.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe disa shkopinj.

“Katër të dyshuar meshkuj  kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore pasi të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Tre nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal, ndërsa njëri për shkak të lëndime më të rënda është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe disa shkopinj. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua