Live

Sinjali për koalicion me Limajn, Sallahu tërhiqet pas reagimeve: U keqinterpretova

12:33 / 21 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Zëvendësministri nga VV, Blerim Sallahu, ka dalë me një sqarim për postimin e mëhershëm, përmes së cilit dha sinjale për koalicion me partinë e Fatmir Limajt.

Pas reagimeve të shumta, Sallahu ka thënë se postimin e kishte vetëm në kuptim juridik e kurrsesi politik, teksa ka fajësuar mediat duke thënë se e kanë keqinterpretuar, shkruan Reporteri.net.

“Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik. Kjo qëllimshëm është keqinterpretuar prej disa mediave!!”, ka shkruar Sallahu.

Në atë postim, Sallahu i doli në mbrojtje Limajt, teksa tha se Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me partitë aktuale në skenen politike.

“Përtej shpifjeve, kritikave të pabaza, insinuatave, të bëra nga akterë politik e parpolitik, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë respektuar në përpikmëri kolaicionin parazgjedhor me një parti në shuarje siç është AAK. Tash, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me partitë aktuale në skenen politike.  Pra, marrëveshja për koalicion parazgjedhor të subjektit politik Nisma me AAK-në është realizuar. Kësisoj, sjellja e tillë është brenda rregullave demokratike!”, ka shkruar Sallahu.

Limaj tha mbrëmë se nuk ka vija të kuqe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje .

“Kush më fton në tavolinë unë shkoj ulna për tema nacionale Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”, tha Fatmir Limaj në Debat Plus.

Limaj ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve.

Ndaj kësaj deklarate reagoi shkurt partneri i koalicionit, Ramush Haradinaj, i cili shkori shkurt se “E keqja ka emër – Albin Kurti”.

Shpërndaje në

U Kopjua