Live

Situata në veriun e Kosovës, Qeveria e gjuan “topin” tek Prokuroria: Emrat e kriminelëve i dini, radha juaj!

15:08 / 05 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka thënë se kriminelët në veri të Kosovës “veçse dihen”.

Çeku ka thënë se institucionet e sigurisë janë duke bërë punë të jashtëzakonshme në identifikimin e tyre.

“Kriminelët në veri tash veçse dihen. Ata kanë emër e mbiemër. Institucionet e sigurisë po bëjnë punë të jashtëzakonshme në identifikimin e tyre. Tash është radha e Prokurorisë”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua