Live

S’ka marrëveshje mes Kurtit dhe Limajt, sipas Bahtirit

10:42 / 21 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt, nuk ka rezultuar me ndonjë marrëveshje.

Kështu ka konfirmuar edhe deputeti i VV-së, Agim Bahtiri para se të futej në Kuvend kur një gazetar e pyeti nëse ka ndonjë marrëveshje mes tyre.

“Çka po mendon ti, po a jo?”, pyeti Bahtiri, me përgjigjen e gazetarit i cili tha: “Jo”. Më pas, deputeti vazhdoi më përgjigjen: “Saktë e ki”, njofton Klankosova.tv.

Megjithatë, një takim I radhës pritet të ndodhë mes Kurtit dhe Limaj gjatë ditëve në vijim.

Shpërndaje në

U Kopjua