Live

S’ka të lënduar nga shpërthimi në “Gate Club”

10:20 / 21 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi i cili ka ndodhur rreth orës 02:45 në diskotekën “Gate” në Prishtinë.

Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agon Borovci.

“Rreth orës 02:45, është raportuar për një shpërthim në rrugën “Epiri” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme kundrejt situatës. Nga informacionet fillestare, nuk raportohet për të lënduar. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm” dhe po vijon punën e saj, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.

Shpërndaje në

U Kopjua