Live

“S’ke bërë asgjë të madhe në botë”, “Maksimumi që bën është trupi” – Loredana godet rëndë Jozin

16:14 / 04 Mars 2025

Nga Kosova Live

Që nga rikthimi i Jozit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, marrëdhënia e tij me Loredanën është përkeqësuar ndjeshëm.

Dikur të afërt dhe të përfshirë në një lidhje, ata tashmë debatojnë shpesh, me Loredanën që kërkon shpjegime për ndryshimin e qëndrimit të tij.

Dyshja kanë vazhduar debatet e ashpra, ku Loredana, e irrituar nga ftohtësia e Jozit, tallet me të, duke e pyetur banoren tjetër, Gerta Gixharin, nëse e njihte më parë.

Gerta fillimisht mohon, por më pas korrigjon veten duke thënë se e kishte dëgjuar vetëm si këngëtar.

Debati përshkallëzohet kur Loredana e sulmon Jozin: “Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, sepse nuk je asgjë”, ndërsa ai i përgjigjet se është një njeri i thjeshtë, por i përkushtuar.

Lori vijon ta ironizojë: “Ti e heq veten sikur ça je”, ndërsa Jozi thekson se është më i përkushtuar se ajo.

Loredana nuk ndalet dhe e thumbon: “Nga e di ti? Ti maksimumi që bën është trupi”. Jozi përgjigjet duke falënderuar Zotin për aftësitë e tij dhe duke u tallur me Loredanën: “Ti çfarë ushtron? Flokët?”.

Loredana mban qëndrimin e saj dhe thekson: “Kam gjëra të tjera për të bërë. Do të ndërtoj jetën time për të ardhmen”.

Tensioni mes tyre duket se po rritet, duke treguar qartë se marrëdhënia e dikurshme mes tyre nuk ekziston më.

Shpërndaje në

U Kopjua