Skena horrori u shpalosën në qytetin e New Yorkut sot, teksa një burrë për arsye ende të panjohura, sulmoi një grup fëmijësh të vegjël të mbledhur në vendngjarje me një hanxhar.
1 person ka humbur jetën dhe 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë nga sulmi, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Me plagë të rënda në spital u dërguan edhe një burrë dhe dy fëmijë. Mësohet se njëri prej fëmijëve është në gjendje kritike.
Efektivët e policisë të mbërritur në vendngjarje kanë qëlluar me armë autorin i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë.