Live

Skuadra italiane gati të transferojë mbrojtësin kosovar

10:42 / 24 Janar 2023

Nga Kosova Live

Në pritje për të kuptuar nëse Raxha Naingolan do të rikthehet në Sardenjë, drejtori sportiv i Cagliarit, Tomasso Giulini, po punon për t’i dhënë Claudio Ranierit një qendërmbrojtës.

Trajneri i njohur që u shpall kampion në Angli me Lecesterin kërkon një mbrojtës me eksperiencë, teksa në pjatë drejtori sportiv i ka vënë edhe emrin e një lojtari të Kombëtares shqiptare.

Fjala është për Kastriot Dermakun, shqiptarin që është në pronësi të Leçes dhe i skadon kontrata në qershor të këtij viti, dhe këtë sezon ka luajtur vetëm 193 minuta në vetëm tri ndeshje. Aktualisht ai është i dëmtuar dhe një kalim në Serinë B do të sillte më shumë hapësirë për të.

Shpërndaje në

U Kopjua