Live

Smajl Latifi jep detaje për zjarrin që bëri shkrumb e hi fabrikën në Rahovec

11:02 / 21 Janar 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka dhënë detaje të reja për djegien e fabrikës së plastikës në fshatin Sapniq. Kryetari ka thënë se dëmi vlera e dëmit të shkaktuar është shumë e madhe.

“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, rreth orës 06:00, një zjarr ka kapluar fabrikën e plastikës “Ritupack” në Sapniq. Sapo jam njoftuar, menjëherë kam dalë në vendin e ngjarjes për të parë nga afër situatën dhe për të koordinuar veprimet.
Shpreh keqardhjen time të thellë për këtë ngjarje të rëndë që ka prekur këtë biznes të rëndësishëm për komunën tonë! Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme në njerëz, gjë që është një lehtësim i madh për të gjithë ne. Megjithatë, dëmet materiale janë të mëdha dhe ende nuk janë vlerësuar plotësisht. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe është shmangur përhapja e tij në zonat përreth.
Dua të shpreh mirënjohjen time për Njësinë e zjarrfikësve të Rahovecit, si dhe për ndihmën e vyer të njësive të zjarrfikësve nga Gjakova, Prizreni dhe Malisheva, të cilët dëshmuan solidaritet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm! Po ashtu, falënderoj Policinë e Kosovës për angazhimin e tyre në sigurimin e rendit dhe mbështetjen në menaxhimin e situatës!
Do të ofrojmë mbështetje për këtë biznes dhe do të bëjmë gjithçka që është në mundësinë tonë për të ndihmuar në përballimin e pasojave të kësaj fatkeqësie”, shkruan Latifi në njoftim

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...