Live

S’merren vesh kush duhet t’a udhëheqë: Ndërprëhet mbledhja e bordit të RTK-së, ku do të bëheshin të ditur kandidatët për drejtor

18:03 / 02 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Bordi i RTK-së është mbledhur sot për t’i hapur zarfet me emrat e kandidatëve për Drejtor Gjeneral. Siç mëson Nacionale anëtarët e Bordit janë “kapur” mes vete, e s’janë marrë vesh se kush duhet ta udhëheqë mbledhjen. Mbledhja është ndërprerë pa u zbuluar zyrtarisht emrat e kandidatëve.

Kryetari i Bordit që ka dhënë dorëheqje por që sipas ligjit duhet të qëndroj në këtë pozitë edhe për një kohë, është përplasur me zëvendësënkryetaren Albulena Mehmeti. Nacionale mëson se Boletini është shprehur se s’ka çka kërkon aty, ndëkohë që Bytyçi ia ka kthyer se s’është asistente e tij.

Anëtarja Fatime Lumi është shprehur se nuk do të qëndroj në këtë mbledhje pa u sqaruar se kush do ta udhëheqë mbledhjen.

Ndryshe, Gazeta Nacionale ka mësuar se emrat që ia kanë mësyrë pozitës së Drejtorit të Përgjithshem të RTK-së. Këta emra janë Nexhmedin Spahiu, Lorik Arifaj dhe Naser Thaçi.

Radio Televizioni i Kosovës ka mbetur pa Drejtor Gjeneral që nga dorëheqja e Shkumbin Ahmetxhekajt. Ky televizion ka mbetur edhe pa ushtrues detyre të drejtori, që ishte caktuar Zana Spahiut. Kjo e fundit ka dhënë dorëheqje pas skandalit me lajmin e rremë të ‘Slobodna Bosnës, i cili ishte publikuar në Lajmet Qendrore, e ku Nacionale dhe Periskopi etiketoheshin si media që financohen nga Serbia.

Gazeta Nacionale ka mësuar se emrat që ia kanë mësyrë pozitës së Drejtorit të Përgjithshem të RTK-së. Këta emra janë Nexhmedin Spahiu, Lorik Arifaj dhe Naser Thaçi.

Lorik Arifaj, i cili ka punuar në këtë televizion prej vitesh, më herët ka qenë edhe zëvendësdrejtor i Përgjithshëm të RTK-së.

Edhe Naser Thaçi punon në televizionin publik. Më herët ai e ka qenë redaktor përgjegjës në RTK 4.

Kurse, Nexhmedin Spahiu, është analist politik i afërt me partinë në pushtet.

Më herët, Spahiu ka qenë edhe kandidat i AKR-së për kryetar të Mitrovicës.

Po ashtu, Sapahiu është edhe pronar i televizionit lokal “TV Mitrovica”.

Juristja e mediave Flutura Kusari e ka kritukuar këtë process qysh në nisje. Sipas saj emrat do të duhej të publikoheshin tri ditë pas mbylljes së konkursit.

“Zarfat me aplikime per poziten e Drejtorit Gjeneral te RTK-se hapen me 2 tetor ne ora 16.10.

Mbledhja eshte e hapur dhe cdokush mundet me marre pjese vec lajmerojeni bordin me email se i kane ndryshu rregullat e ju lojne jashte tu u kape per procedure.

Procedura e rekrutimit per poziten e drejtorit po fillon me shkelje ligjore sepse zarfat eshte dashur te hapen javen e kaluar, 3 dite pas mbylljes se konkursit.” – ka shkruar Kusari.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...