Live

S’mund t’i afrohen Kuvendit të Serbisë: Protestuesit vendosin për të shkuar në një lokacion të ri

17:25 / 15 Mars 2025

Nga Kosova Live

Ndonëse ishte paraparë të fillonte në orën 16:00 protesta përpara Kuvendit të Serbisë, organizatorët kanë bërë me dije se lokacioni do të ndërrohet për arsye sigurie dhe se do të nisin tubimin në sheshin “Slavija”.

Siç raporton N1,  ka informacione se protesta do të jetë ende edhe para Kuvendit, por se një skenë do të ngrihet edhe te “Slavija”.

Studentë dhe qytetarë janë drejtuar drejt Kuvendit të Serbisë nga katër lokacione. Aktualisht, një numër i madh njerëzish janë në rrugët e Beogradit dhe nuk është më e mundur të afrohen para parlamentit serb.

Shpërndaje në

U Kopjua