Live

Sot afati i fundit për aplikim për subvencionimin e pajisjeve efiçiente shtëpiake

14:47 / 02 Tetor 2023

Nga Kosova Live

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se sot është afati i fundit për aplikim për subvencionimin e pajisjeve efiçente shtëpiake.

Ministrja ka shpërndarë edhe një herë linkun për aplikim, transmeton Kosovalive.net.

“Të dashur qytetarë, ju kujtojmë se sot, në orën 23:59, përfundon afati i aplikimit për subvencionimin e pajisjeve efiçente shtëpiake me mbështetje nga European Union in Kosovo. Linku për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçente shtëpiake: https://ekosova.rks-gov.net/467, ka njoftuar ajo.

Kurse, sa i përket aplikimit për subvencionimin e pajisjeve efiçente për ngrohje, Rizvanolli bën të ditur se aplikimi është i hapur deri më 22 nëntor.

Linku për aplikim: https://rks-gov.net/Service/32/

/Kosovalive.net/ 

Shpërndaje në

U Kopjua