Sot me fillim në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet protesta paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”.
Kjo protestë organizohet nga familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut, njofton Klankosova.tv
Në orët e para të 7 korrikut, 27-vjeçari Agon Zejnullahu vdiq në rrethana ende të paqarta në qytetin e Lipjanit.
Lidhur me vdekjen e tij, janë arrestuar dhe ndaluar pesë zyrtarë policorë, ndaj të cilëve peshon vepra penale, ‘vrasje nga pakujdesia’.