Live

Sot, mbledhje komemorative me rastin e rënies heroike të Afrim Bunjakut

10:49 / 25 Shtator 2023

Nga Kosova Live

Nën patronatin e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe  Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës, Gazmend Hoxha, me rastin e rënies heroike në kryerje të detyrës në veri të Republikës së Kosovës, të  rreshter Afrim Bunjaku, organizohet mbledhje komemorative, shkruan Reporteri.net.

Në njoftimin për media theksohet se do të marrin pjesë familja e rreshter Afrim Bunjakut, personalitetet më të larta vendore dhe ndërkombëtare si dhe eprorë e zyrtarë policorë.

Mbledhja komemorative do të mbahet sot në orën 12:30 në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Universitetit të Prishtinës.

Kosova sot mban zi për vrasjen e Afrim Bunjakut, i cili u vra në krye të detyrës gjatë një sulmi terrorist të kryer nga grupet kriminale të Serbisë në komunën e Zveçanit të Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua