Deputetët e zgjedhur do t’i drejtohen edhe sot Kuvendit të Kosovës, në tentimin e tyre të 50 për ta konstituuar atë.
Megjithëse, bazuar në deklaratat përsëritëse, nuk shihet nëse 50-shi do të jetë numër me fat për parlamentin, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë fundjavës kryetari i VV-së, Albin Kurti u takua me homologun e tij të Nisma-s, Fatmir Limajn, takim ky që u spekulua që do ta zgjidh ngërçin institucional, megjithëse u tha se nga ky takim nuk doli gjë e frytshme.
Klan Kosova ka kuptuar se mes dy liderëve të partive do të ketë përsëri takim.
Megjithëse nëse ka përparim në rrugën për të funksionalizuar kuvendin, do të kuptohet sot nga ora 11:00.