Live

Sot varroset Bajram Qerkini, njeriu që nuk u ndal kurrë në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë për personat e zhdukur

07:49 / 25 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini do të varroset sot në Shipol të Mitrovicës.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në ora 12:00, kanë bërë të ditur familjarët.

Lajmi i trishtë për vdekjen e tij u bë i ditur dje.

Qerkini ka qenë i angazhuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në mesin e cilëve është edhe djali i tij, Reshati.

Qerkini kërkoi për 25 vjet një përgjigje për djalin e tij të zhdukur gjatë luftës, Reshatin, por nuk e mori një të tillë. Ai është shndërruar në një simbol të familjeve të të pagjeturve.

Shpërndaje në

U Kopjua